Ish zv.ministri i brendshëm thirrje 3 policëve: Mos kaloni përmes Serbisë se mund të ekstradoheni në Rusi

Aktuale

Ish zv.ministri i brendshëm thirrje 3 policëve: Mos kaloni përmes Serbisë se mund të ekstradoheni në Rusi

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:43
Policia e Kosovës

Ish zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë sot se fletarrestet të Rusisë për tre zyrtarët policorë, nuk duhet neglizhuar sado që dihet nga kush vjen dhe cila është arsyeja.

Hoxha ka thënë se policët Kosovarë mund të ndalohen në secilin shtet dhe varet prej atij shteti nëse do të bashkëpunojë me Rusinë për ekstradim apo jo.

Ai në këtë rast përmendi Serbinë dhe tha se është rrezik për policët kosovarë nëse duan që përmes këtij shteti të udhëtojnë në ndonjë vend të Evropës.

Hoxha që është edhe avokat tha se policia serbe mund t’i arrestojë dhe të njëjtit t’i ekstradojë në Rusi.

Prandaj kërkojë nga policët e Kosovës që të kenë kujdes se në cilin vend lëvizin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat