Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra në një postim të saj në Facebook ka reaguar pasi Shqipëria u bë me bazë ajrore të NATO-së. Ajo e lavdëron punën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se puna e tij kolosale, ka bërë qëe gjithë bota të kthejnë sytë nga Shqipëria.
Ndërkaq, për kryeministrin Albin Kurti, thotë se akoma flet për bojlera dhe filtera.
Postimi i plotë:
Nga sot, Shqipëria edhe me bazë ajrore të NATO-s.
Çfarë krenarie mbarëshqiptare. Çfarë pune kolosale nga Kryeministri Rama, nën lidershipin e të cilit bota ka kthyer sytë nga Shqipëria si faktor stabiliteti dhe prosperiteti në rajon. Kryeministri ynë akoma na flet për bojlera dhe filtera, e vendi nën sanksione ndërkombëtare. Sa keq - sa zhgënjyese!