Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar një foto me vajzën e tij, Sinën. Ajo mban të veshur uniformën e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.
Kjo foto është shpërndarë nëpër rrjetet sociale e në portale të ndryshme.
Profesori universitar Sadri Ramabaja, në një postim të tij në Facebook, ka dënuar komentet fyese dhe gjuhën e përdorur ndaj vajzës së Limajt.
Ai shkruan se ‘mund të mos kemi pikëpamje të njejta politike për çështje të ndryshme, por Atdheun e kemi të përbashkët, ashtu si duhet ta kemi të përbashkët dashurinë e respektin për UÇK-në e vegjëlisë’.
“Sinë e dashur, kur të rritesh, e di, për këtë marrëzi kolektive, do t'i falësh këtë lagje injorantësh, meqë Ti do ta kesh të qartë se ata nuk kanë ditur se çka po shkruajnë”, shkruan ai.