Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ishte kritikuar në rrjetet sociale për mënyrën sesi ishte ulur në qendër të sallës, teksa strukturat lokale të LDK-së në Prishtinë ishin anash.
Këtë fotografi e komentoi Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së.
Ai ka thënë se “për këtë Abdixhiku po kritikohet edhe brenda partisë”.
Por, shtoi se kështu duhet të ulej, meqë disa çështje imponohen edhe nga salla ku zhvillohet takimi.
“Edhe pse po e kritikojnë edhe brenda partisë, këtu i takon me u ulë sepse këtu është kryetari me strukturat lokale. Po të kishim qenë unë e Hykmetja ishim dasht me qenë ulur për skej”, ka thënë Abdixhiku.
Më pas analisti, Blerim Latifi tha se i ka lënë përshtypje ngjyra e zezë në mbulesat e tavolinës ku mbahej takimi i Abdixhikut me strukturat partiake të Prishtinës.