Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj ka takuar djemët e Liridonës, që dyshohet se është vrarë nga burri i saj, skemë e përgatitur nga ai.
Ademaj, tha se fëmijët kishin vetëm një kërkesë, “: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?”, shkruan ai.
Postimi i potë:
Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën.
U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?
Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.