Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj në emisionin “Politiko” ka folur për daljen e parë publike të UÇK-së në Kosovë.
Ai ka treguar arsyet se pse ka vendosur të dal pa maskë.
“Dalja e UÇK-së mori peshë pas daljes së saj, unë personalisht nuk e kom vlerësu këtë ngjarje aty për aty, por ka qenë ngjarje e rastit.
Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu ka treguar se i pari i cili ka dalë pa maskë ka qenë Daut Haradinaj që sipas tij është një meritë shumë e madhe.
“UÇK-ja ka qenë organizatë e fshehtë por që i pari i cili ka dal me fytyrë ka qenë Daut Haradinaj, dhe për këtë i takon meritë e veçantë dhe ndryshe është me dal me maskë, ndryshe me fytyrë”, tha ai.