Bunjaku: Këshilli prokurorial duhet të tregohet më i aftë

Aktuale

Bunjaku: Këshilli prokurorial duhet të tregohet më i aftë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:43
Vlora Bunjaku

Që prej mosdekretimit të kandidatit Blerim Isufaj nga ana e presidentes Vjosa Osmani për kryeprokuror të shtetit, Këshilli Prokurorial nuk ka hapur konkurs të ri.

Vlora Bunjaku, aktiviste e lëvizjes FOL e cila ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit është shprehur se këshilli prokurorial duhet të zhvillojë një process tjetër për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Levizja Fol bashkë me organizatat e tjera e cila i ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit Blerim Isufaj apo kandidatit i cili eshte nominuar ka gjetur se ka pasur një proces që nuk ka shkuar edhe aq mirë” u shpreh Bunjaku, ku sipas saj ka qenë jo transparent dhe jo meritorë në atë rast.

Sipas Bunjakut ende nuk ka  vendime të reja sa I përket këshilit prokurorial për të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm.

“Normalisht që këshilli prokurorial duhet të tregohet më i aftë në këtë aspekt dhe duhet normalisht të zhvillojë një proces tjetër sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit,” shtoi ajo.

Tutje Bunjaku shtoi se “është në vullnetin e këshillit prokurorial për të vazhduar me procedura të reja dhe transparente duke përfshirë edhe shoqërine civile por edhe organizatat ndërkombëtare të cilat e kanë monitoruar edhe më herët këtë process” dhe është përgjegjësi e plotë e këshillit prokurorial të fillojë procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit tha aktivistja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat