Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti fjalë ka plot, por punën e ka zero

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti fjalë ka plot, por punën e ka zero

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:00
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë, ka thënë se nuk ka shpresë që Qeveria Kurti do të bëjë një zgjidhje.

Madje, sipas Bunjaku-Rexhepit kjo qeveri ka fjalë plotë, por punën e ka zero.

„Nuk besojë në këtë qeveri dhe në hapat konkret që do t’i marrë kjo qeveri karshi dialogut me Serbinë sepse më tepër i ka retorikë, përralla për të mashtruar qytetarët dhe për të mbajtur elektoratin dhe votuesin në tension, sikurse Qeveria Kurti do ta zgjidh tensionin me Serbinë. Realisht fjalët i ka plot por punën e ka zero. Nuk kam shpresë që kjo qeveri do të bëjë zgjidhje mes Kosovës e Serbisë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, ajo ka vlerësuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti po bën skenarë si targat, letërnjoftimet, dinari e veriut, për të mbuluar dështimin e tij në të gjithë sektorët.

“Me politikën e mbrapsht të tyre e kanë kthyer Kosovën prapa dhe tash po diskutohet për targa, letërnjoftime e tash për dinarin e veriun. Gjithë procesi po kthehet në pikën zero. Qeveria Kurti po i shkon në favor Serbisë. Për të mbuluar dështimin e tij në gjithë sektorët po merret me veriun, për të ngritur emocionin qytetar dhe për të mbajtur ata me emocion, me patriotizëm. Votuesit e LVV-së po e besojnë fatkeqësisht këtë skenar të Kurtit”, ka shtuar ajo.

Më tej, Bunjaku-Rexhepi po konsideron se kryeministri Kurti i ka prishur raportet me ndërkombëtarët edhe para çështjes së dinarit.

“Mendoj që para dinarit Kurti ka prishur gjitha raportet me aleatët tanë ndërkombëtar, qoftë ShBA-në, qoftë BE-në sepse tani ne jemi në sanksione dhe asnjëherë nuk ka ndodhë në Republikën tonë të pasluftës që të ndalen fondet”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat