​Smajl Latifi takoi komandantin e ri të Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it

Aktuale

​Smajl Latifi takoi komandantin e ri të Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:09
Pamje nga takimi

​Smajl Latifi takoi komandantin e ri të Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara.

Ai me këtë rast ka uruar kolonelin Francesco Ferrara për suksese në detyrën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in në projekte të ndryshme.

“Biseduam për gjendjen në përgjithësi të komunës sonë, për sfidat dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat