Hasanpapaj: Është e pamundur t’i merren pronat Manastirit të Deçanit, s’ka rrugë ligjore

Aktuale

Hasanpapaj: Është e pamundur t’i merren pronat Manastirit të Deçanit, s’ka rrugë ligjore

Më: 6 mars 2024 Në ora: 22:31
Bardhyl Hasanpapaj

Manastiri i Deçanit e ka fituar të drejtën për pronën ligjërisht te të gjitha gjykatat e Kosovës.

Kështu tha juristi Bardhyl Hasanpapaj ku po diskutohet për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit.

Hasanpapaj tha se është e pamundur që secila Qeveri e Kosovës ta marrë pronën e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, qeveria e tanishme mundet vetëm ta zvarrisë këtë çështje, porse rezultati në fund është i pashmangshëm.

“Nga aspekti ligjor shkurt, katërçipërisht është pamundshme që kjo e drejtë e fituar nga të gjitha gjykatave, është fitu me anë të vendimit të dhomës së Gjykatës Supreme, s’ka mjet juridik që këto prona me iu marrë Manastirit të Deçanit, e ka fitu këtë rast sipas ligjeve të Kosovës, e ka fitu para gjykatave, e ka fitu edhe në Gjykatën Kushtetuese, që është e Kosovës, edhe duke u bazu në vetë kushtetutën e Kosovës, duke u bazu në të gjithë rendin juridik. S’ka asnjë rrugë ligjore që do mundesh me ia marrë këtë tokë Manastirin e Deçanit”, tha ai.

Ai tha se për këtë çështje mund të diskutohet për historinë, politikën, por nga ana juridike s’ka diskutim se vendimet e gjykatave të Kosovës duhet të zbatohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat