Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Ganës, Nana Akufo-Addo dhe popullin e këtij shteti për Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë.
Uroj që e ardhmja të sjellë prosperitet dhe unitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Ganës”.
Kështu shkroi Vjosa Osmani në postimin e saj në platformën X, ku ka postuar edhe një fotografi urimi për këtë shtet.