Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka alarmuar sa i përket situatës në Banjskë.
Sipas tij, rreziku ekziston, grupe ushtarake serbe janë duke u stërvitur.
“Ka të dhëna të sigurta se serbët janë duke u stërvitur edhe në ambiente private edhe në politigonët ushtarak, Policia e Kosovës dhe AKI-ja i posedojnë këto informacione”, tha ai.
Nuredini shton se këto grupe ushtarake përherë do të ekzistojnë por që nuk paraqesin ndonjë potencial për ta rrezikuar shtetin e Kosovës.