Gazetari Bahri Cani ka folur edhe për raportet e Kosovës me Gjermaninë dhe SHBA-në.
Sipas tij, Kosova edhe pse i ka aletë të mirë SHBA-të dhe Gjermaninë ka fërkime dhe nuk po kordinohen si duhet.
“Ka fërkime edhe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë në Gjermani, por të kuptohemi mirë që Qeveria e Kosovës ka një raport të mirë me Gjermaninë por që ka elemente që nuk po kordinohen si duhet, sikur me Gjermaninë ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë quditem se si disa deputet dalin dhe flasin fjalë të mëdha që nuk ju takojnë aspak, ndoshta do të ishte mirë të dalin dhe të flasin për ndonjë autostratë ndonjë rrugë për zgjidhjen e ndonjë problemi në shkolla apo spitale, dhe jo të merren secili me diplomacinë dhe politikën e jashtme", tha ai.