Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka folur për kohën e luftës, dhe tash në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur edhe për familjen Jashari.
“Më 5 mars, krismat e para që i kemi dëgjuar kemi reaguar – Unë nuk kam pasur armë, por e kisha një aparat. Kam shkrepur gjithçka që kam mundur”, u shpreh ai.
Ai tregon se kur ka shkuar te familja Jashari, vendi ishte përplot me ushtarë serbë.
“Negativin me këto foto që ekzistojnë sot, e kam fshehur brenda në trup”, u shpreh ai.
Shyti, tregoi se me datë 8 mars kanë filluar hapjet e varreve për të gjithë familjen Jashari.
Bekim Shyti, ka qenë komandant i Njësisë Speciale në UÇK.
“Kam dashur që përmes këtyre fotografive, e gjithë bota të shohë çfarë ka bërë Serbia në Kosovë”, tha ai.