Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se tani radhën e ka Kosova.
"Aleanca politiko-ushtarake NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtare e 32-të e saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova", ka thënë Haradinaj.
Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n të enjten pasi pushtimi rus i Ukrainës e nxiti atë braktiste qëndrimin e saj të gjatë të neutralitetit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mezi pret të ngre flamurin e Suedisë në selinë e NATO-s të hënën, më 11 mars.