Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka mirëpritur në kullë pedagogët ushtarakë që e trajnuan komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Ai në një rrëfim ka treguar periudhën kur populli vinin për ngushëllime tek ai, pasi ata u vranë nga agresori serb.
“Përbesë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profesorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt.
Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56, e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë”, ka thënë Jashari.