Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për kryeministrin e vendit Albin Kurti për situatat e fundit të ndodhura në vendin tonë.
Murati ka thënë se LVV-ja asnjëherë në mbeldhjet të cilat janë mbajtur nuk ka përmendur çështjen e bashkimit.
“Mendoj qe ka ndonjëherë keqkuptime se LVV-ja asnjëherë nuk e ka shtru ne tavolinë zgjidhjen e çështjes së bashkimit e ka pasur më shumë parollë por asnjëherë nuk i kanë treguar se si bëhet”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se kryeministri Kurti është sfidur shumë pak për ndryshimet te cilat ai ka bërë.