Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për kryeministrin e vendit Albin Kurti për situatat e fundit të ndodhura në vendin tonë.
Murati ka ironizuar Kurtin duke thënë se ai e mallkon vetën me faktin që është kryeministër sepse ai e mendon vetën përtej.
“Kjo çështja e rivaliteti në mes raportit ne Shqipëri dhe në Shkup, sepse zoti Kurti e mendon vetën pa konkurrencë edhe me të tregu te drejtën ai e konsideron vetën që do të jetë i pari jo vetëm te shqiptarët edhe më shumë, ndoshta e mallkon ai edhe vetën qe është kryeministër i Kosovës se e sheh vetën përtej sepse ai nuk jep intervista ne studio tona se i konsideron të vogla”, ka thënë ai.
Tutje Murati ka thënë se VV-ja asnjëherë në mbeldhjet të cilat janë mbajtur nuk ka përmendur çështjen e bashkimit.