Specialja ka kohë që papritmas po bastisë shtëpitë e disa prej emrave të lidhur me të arrestuarit në Hagë.
Dy ditë më parë u raportua se Sepcialja ka bastisur shtëpinë e Sulejman Selimit, Hajredin Kuçit, dhe mbrëmë ndaloi Sami Lushtakun të cilin më pas e liroi, duke i konfiskuar telefonin.
Kurse, analisti Gani Qarri ka ironizuar me Hajredin Kuçin, i cili e ka quajtur këtë bastisje si “takim pune”, duke i thënë se ndoshta Kuçi tani është shef i drejtësisë në Holandë.
“Hajredin Kuqi, duke ëndërruar se jeton akoma në kohën kur ai ishte ministër i Drejtësisë dhe politikanët e paprekshëm të Kosovës, bënin lirshëm pazare kriminale për ndërtime pa leje, në parkun kombëtar “Sharri” me ligjet e Serbisë, duke e paguar me mbi 1 milion euro, ish kryetarin e Shtërpcës Bratisllav Nikoliqin, edhe bastisjen në shtëpinë e tij nga zyrtarët e Gjykatës Speciale, e quajti si një "takim pune", athua H.Kuqi, tani është shef i drejtësisë në Holandë?!