Në media është publikuar fotografia ku shihet Milan Radoiçiq dhe Margo Gjuriq.
Për këtë ka pas reagim të shumta.
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se me këtë takim Serbia po dëshmon se nuk ka ndërmend të largohet nga konfliktet.
Postimi i plotë:
Marko Djuric i Serbisë do të shkaktonte habi tek të gjithë ne nëse do ta dënonte sulmin e Grupit Paramilitar në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator 2023.
Takimi me Radojicic - të kërkuar përmes INTERPOL për terrorizëm - dëshmon se elita politike në Serbi nuk ka ndërmend të largohet nga konfliktet.
Kështu, Djuric mos u merakos për kërkim-faljen, sepse do të vije një ditë kur as kërkim-falja nuk do të të kthejë kah sjellja njerëzore!