Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.
“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.
“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndër-njerëzor që e karakterizon popullin tonë.
Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani në Facebook.