Së fundi, ështe raportuar, madje kanë dal pamje se ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq është takuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga INTERPOL-i në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24.09.2023.
Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha komentoi këtë takim Gjuriq-Radoiçiq.
Ai në një postim në Facebook tha se ky takim erdhi në koordinim të Blinkenit me Vuçiqin e Hill-in, derisa tha se Biden nuk ishte në dijeni për këtë.
Madje, Maralusha paralajmëroi Kurtin, duke ia bërë me dije se “politika e jashtme e SHBA-së ndaj Ballkanit, sot është në duart e Blinkenit/Hillit dhe Sorosit”
Postimi i plotë
Vizita dhe takimi i Marko Gjuriqit me kriminelin serb Radoiçiq në Serbi, ndodhi me dijenin dhe koordinimin e plotë të Blinkenit, Vuçiqi dhe ambasadorit Christopher Hill, por pa dijenin e presidentit Biden.
Duhet ta marrim parasysh një gjë me politikën e jashtme të SHBA-së. Politika e jashtme e SHBA-së ndaj Ballkanit, sot është në duart e Blinkenit/Hillit dhe Sorosit. Zgjohu nga “gjumi i arushës” Albin Kurti!