Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Halil Thaçin se ai dhe partia e tij nuk e kanë njohur shtetin e tyre.
Ajo iu tha se kur është kënduar himni, ata kanë dalë jashtë.
“Ju se njihni as vendin e juaj, ju nuk e keni pranuar as shtetin, tash po fol, kush është tu bë filma këtu, ju keni dalë jashtë kur është kënduar himni, ju nuk e njihni as historinë e kombit”, tha Bunjaku-Rexhepi.
“Vitikmë jeni, viktimizoheni për të arrit poena politikë, turp duhet m të ardh, qaq dini qaq flitni”.