Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihen ambasadori në detyrë serb në ShBA, Marko Gjuriq dhe organizatori të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Në llogarinë e saj në platformën X, ajo pyeti se pse Radoiçiq nuk është në burg dhe për çfarë duhen të flasin ata.
Shkrimi i plotë:
Milan Radoiçiq - i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjska në shtator të vitit 2023 - dhe Marko Gjuriq - ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - janë ulur së bashku në një restorant.
Pse Radoiçiq nuk shkon në burg? Për çfarë duhet të flasin ata?