Detajet, krejt çka tha Escobari sot në Bruksel: Nga problemi me “dinarin” tek partneriteti i SHBA-së me popullin e Kosovës

Aktuale

Detajet, krejt çka tha Escobari sot në Bruksel: Nga problemi me “dinarin” tek partneriteti i SHBA-së me popullin e Kosovës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:25 Përditësuar në ora: 16:55 më 12.03.2024
Gabriel Escobar

Escobar: Zbatimi i vendimit të BQK-së, katastrofik dhe jokompetent

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kështu është pamundësuar përdorimi i dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Escobar i ka përmendur pesë arsye pse SHBA-ja nuk pajtohet me mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së: shpejtësia me të cilën është zbatuar, mungesa e ofrimit të ndonjë alternative për të pranuar paratë, nuk janë kontaktuar komunitetet e prekura prej vendimit, komuniteti ndërkombëtar ka pasur vështirësi që të bindë Kosovën që të ofrojë ndihmë teknike.

“Qeveria e Kosovës duhet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje për këtë vendim, që do ta quaja katastrofik dhe madje jokompetent, të zbatimit të vendimit që ka krijuar kaos në ekonominë e Kosovës”.

Ai i ka bërë këto deklarata në Bruksel gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë.Diplomati amerikan ka rikujtuar se Francës i është dashur gati një vit për të adoptuar euron, përderisa, “në veri të Kosovës kanë dashur të zbatojnë vendimin brenda 3 javëve”.

Escobar e ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për efektin që ka te komuniteti serb.Qysh prej 10 marsit e deri më 18 mars, Escobar do të realizojë një mori takimesh në Belgjikë, Kosovë, Austri dhe Mal të Zi.

Escobar pritet t'i nisë takimet në Prishtinë më 13 mars.

Ai ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë, do të ketë në fokus një "zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre”.

Serbia deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

'Probleme në komunikim' me Kurtin

Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie.

Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin].

Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen.

I pyetur pse nuk po e viziton edhe Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se situata në Kosovë është “e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën”.

Dialogu është në 'moment kritik'

Escobar e ka konsideruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – të nisur qysh më 2011, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – “në një moment kritik”.

Ai e ka pranuar se Uashingtoni ka probleme në drejtimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe asaj të Ohrit “në rrugën e duhur”, dhe që sipas perspektivës amerikane, “nuk ekziston asnjë alternativë përveç dialogut”.

Ai e ka përmendur në mënyrë specifike që prej Kosovës kërkohet të punojë drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa prej Serbisë që zotimet e bëra të jenë ligjërisht obliguese dhe të pakthyeshme.

I pyetur për pasojat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Escobar e ka përmendur ngadalësimin në rrugën e integrimeve evropiane.

Në shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për një marrëveshje me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në mars të atij viti, në Ohër është arritur pajtueshmëri edhe për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazike.

'Asociacioni do ta zgjidhte punën e dinarit'

Sa i përket një draft statuti të hartuar prej Perëndimit, për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se Qeveria e Kosovës “nuk ka dhënë kurrë përgjigje të plota nëse e pranon ashtu siç është, dhe nuk e kuptojmë se nuk e dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese”.

Escobar ka thënë se ka dëgjuar shumë arsyetime, por nuk e pranon asnjërën prej tyre dhe e ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ecë përpara, duke garantuar që Asociacioni “nuk do të jetë Republika Sërpska, nuk do të jetë shtet brenda shtetit, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe asgjë që mund të krijojë probleme kushtetuese për Kosovën”.

Për të, Asociacioni përbën thjesht mundësi që komunat me shumicë serbe të koordinohen për të ofruar shërbimet komunale në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës.

Në fakt, sipas Escobarit, edhe çështja me dinarin serb do të mund të zgjidhej përmes Asociacionit.

“Asociacioni, siç është rekomanduar prej të dërguarit të posaçëm të BE-së, përfshin dispozita për transferim transparent të parave prej Serbisë… prandaj vetë Asociacioni do ta zgjidhte punën e dinarit".

Escobar: Asociacioni nuk do të ishte shtet brenda shtetit të Kosovës

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se SHBA-të kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me Bashkimin Evropian, NATO-n, Britaninë e Madhe. dhe shumë vende të tjera si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

I pyetur për Asociacionin e Komunave Serbe, Escobar tha se Prishtina asnjëherë nuk ka thënë nëse e pranon propozimin për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe se është e vështirë për SHBA-të të kuptojnë pse nuk e pranojnë.

“Dua të përsëris, Asociacioni nuk do të ishte një Republika Srpska tjetër. Ajo nuk do të ishte një shtet brenda shtetit. Në një statut që lejon pushtetin ekzekutiv, pushtetin ekzekutiv apo çdo gjë që mund të krijojë çështje kushtetuese ose funksionale për Kosovën.

Është thjesht një mundësi për komunat me shumicë serbe, që të koordinojnë ofrimin e shërbimeve komunale në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës. Kjo është ajo. Dhe është një obligim ligjërisht i detyrueshëm. Pra, ne kemi dëgjuar shumë arsye të ndryshme pse nuk ka qenë dorëzuar ose pse nuk ka përparuar, asnjë prej të cilave ne nuk e pranojmë. Duhet të vazhdohet”, tha Escobar.

Escobar nesër në Prishtinë, e fton në takim opozitën

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Escobar përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe opozitën.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Kosovës, kanë konfirmuar se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takim.

Në takim me zyrtarin e lartë amerikan do të jetë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramushi Haradinaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime brenda kësaj partie, të cilët thanë se ky do të jetë i përbashkët me opozitën.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk janë deklaruar rreth pjesëmarrjes të kreut të saj Memli Krasniqit.

Temë e diskutimit të Escobarit, do të jenë çështjet e dialogut dhe e dinarit.

Ardhja e tij në Prishtinë, po bëhet në një kohë kur raportet SHBA – Kosovë janë të tensionuara

Emisari amerikan: Kemi probleme komunikimi me Kurtin

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës qëndrojnë në lidhjet mes dy popujve të të dyja vendeve.

“Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës janë marrëdhënie që lidhen mes popullit amerikan dhe atij kosovarë, dhe nuk i takojnë një partie ose një njeriu”, tha Escobar.

Emisari amerikan megjithatë u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Kemi probleme komunikimi me kryeministrin e Kosovës…”, tha Escobar.

Ai këto komente i bëri gjatë një ‘brifing’ me gazetarë të martën, nga Brukseli.

Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. 

Escobar flet para ardhjes në Prishtinë, përmend dialogun dhe dinarin

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një konferencë për media online, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Escobar i cili të dielën ka arritur në Bruksel dhe këtë javë do të qëndroj për vizitë edhe në Prishtinë, ka thënë se në Bruksel kishte diskutime të thella me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin…”, ka thënë Escobar,.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“ I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

“Ne nuk po e vëmë në diskutim legjitimitetin e vendimit, por zbatimin e tij. Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar që të gjejmë një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik”, tha Escobar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat