Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj kritikave të emisarit amerikan Gabriel Escobar për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se Kurti nuk ka probleme vetëm me militantët e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti ka probleme me gjithë të tjerët.
“Qeveria Kurti nuk ka ende probleme komunikimi me militantët e VV-së. Me të tjerët po. Me të gjithë!”, ka shkruar Hamiti.