Por, ndryshe po mendon analisti politik Dritero Arifi.
Ai thotë se qëllimi i vetëm i vizitës në Kosovë së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar , është vendosja e afateve kohore për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane.
“Qëllimi kryesor dhe i vetëm është që Kosovës t’i vendosen afate kohore se kur duhet ta zbatojë marrëveshjen franko-gjermane. Nuk besoj se ka arsye tjetër vizita e tij sepse po kuptohet që për këtë administratë kjo do të jetë vizita e fundit e administratës së Joe Bidenit që i bën Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Arifi.
Sipas tij, afatet kohore do të jenë specifike, në të kundërtën Kosova do të mbetet e izoluar edhe për shumë kohë.
“Pra, në një formë edhe sipas intervistës së Escobarit u kuptua që nuk ka fare komunikim mes dy qeverive , por jo vetëm. Nuk është qëllimi që Kosova ka problem në komunikim vetëm me SHBA-në por edhe me BE-në dhe me NATO-n. Në një farë forme po mendoj se Kosovës do t’i vendosen afate specifike kohore, nëse jo në të kundërtën Kosova do të mbetet e izoluar edhe për shumë kohë”, ka thënë ai.
DASH ka njoftuar që Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.
Gabriel Escobar do të zhvillojë takim edhe me ndërmjetësuesin Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak në Bruksel.