Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë të mërkurën (nesër) në Prishtinë.
Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media.