Kurti zbulon se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, komenton takimin Gjuriq-Radojiçiq

Aktuale

Kurti zbulon se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, komenton takimin Gjuriq-Radojiçiq

Nga: Bota sot Më: 13 mars 2024 Në ora: 08:46 Përditësuar në ora: 13:13 më 13.03.2024
Qeveria e Kosovës

​Kurti: I kemi kërkuar AKK-së që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për pronën e Manastirit të Deçanit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit, ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit. Ndërsa, sipas Kurtit, vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”.

Ai po ashtu ka thënë se pranimi i Kosovës në KiE do të ishte fitore historike.

Kurti: I kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses

“Qeverisë i është bërë e qartë nga komuniteti i Asamblesë Parlamentare nga grupet politike kryesore në Asamble Parlamentare që përfaqësojnë Parlamentet e shteteve anëtare nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve, të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit edhe rrjedhimisht heqim dorë nga një qëllim demokratik e shtet ndërtues i Republikës sonë. E provuam me datën 5 mars për herë të fundit që ta shtyjmë miratimin e opinionit për anëtarësim në komunitetin në fjalë, por pa sukses. U bindem që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjedhje të tretë...Mbi të gjitha, kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotninë e tij. Por me gjithë këtë për të arritur një qëllim shumë madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet bërë hap përpara me maturi e përgjegjësi si vend i pavarur e sovran. Andaj sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Komiteti përgjegjës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës edhe në raportin e fundit ka thënë se ky ngel kusht që duhet plotësuar për anëtarësim.

Ndërsa, ka thënë se po bëjnë përpjekje që ky kusht të hiqet, ai shtoi se duhet të zgjedhin një vendim, pasi siç tha ai, zgjidhje tjetër nuk ka.

Kurti: Nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë

“Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese tjera gjyqësore pezull për këtë çështje, teksa ne si qeveri nuk kemi më mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, s’ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në BE për Kosovë të pavarur. Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit. Askush s’ka të drejtë t’ua humbasë qytetarëve të drejtën që të ndihen qytetarë evropianë duke pasur të drejtën për t’iu qasur Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut e dhjetëra mekanizmave të tjerë që e përbëjnë makinerinë demokratike panevropiane”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Kurti përmendi edhe rastin e nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, i cili tha se ndonëse ka prova që flasin për zjarr vënie të qëllimshme, është shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar.

Kurti: Heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese

“Po në këtë muaj, në ditën ndërkombëtare të grave, pak pas mesnate, një grua nga radhët e komunitetit serb në Kosovë që bart pozitë të lartë drejtuese në nivelin komunal, në një komunë me shumicë serbe, u bë cak i elementeve e grupeve kriminale. Natasha Tomaniq, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, 8 Marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarr vënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro, por qëllimi i sulmit nuk ishte financiar, sado që dëmi do të jetë barrë. Frikësimi dhe terrori ishin synimet ndaj nënkryetares Tomaniq dhe të gjithë serbeve të Kosovës, veçanërisht në veri të vendit të cilët duan integrimin në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, sepse ashtu mirëqenia e tyre është më e mirë. Megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb në Kosovë që bart pozitë zyrtare në institucionet publike të vendit tonë, heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese. Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për njërën palë, viktimën, dhe inkurajuese për palën tjetër, agresorin, sepse sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Tomaniq nuk ndodhi në vakum”, tha ai.

Kujtojmë se, vendet e QUINT’it tash e disa vjet shprehen të shqetësuar se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe vazhdimisht bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër.

Kurti: Heshtja ndërkombëtare për rastin e djegies së pronës së nënkryetares së Zveçanit sa shkon e bëhet më shurdhuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhje të Qeverisë së Kosovës ka folur për rastin e djegies se dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Kurti ka thënë se bazuar në prova, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe sipas tij ky akt ka për qëllim frikësimin e serbëve lokalë që duan integrim në institucionet e Kosovës.

Kurti tutje ka kritikuar faktorin ndërkombëtar në vend, duke thënë se heshtja e tyre dhe mos reagimi për këtë rast edhe përkundër që kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, vetëm shkon duke u bërë edhe më shurdhuese. Sipas Kurtit kjo heshtje është dekurjaim për viktimën dhe inkurajim për agresorin.

“Natasha Tomaniq 8 marsin e nisi me lajmin se pronës së saj i është vënë zjarri. Provat flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Dëmi llogaritet të jetë 40 mijë euro. Qëllimi nuk ishte financiar. Frikësimi dhe terrori ishin synimet dhe për serbët në veri të vendit, që duan integrim në institucionet e Kosovës.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb në Kosovë që bartë pozitë zyrtare, në institucionet publike, heshtja e komunitetit ndërkombëtar, edhe pesë ditë pas sulmit, sa vjen e bëhet edhe më shurdhuese.

Një heshtje e tillë është sa dekurarjuese aq edhe inkurajuese> Dekurajuese për viktimën, inkurajuese për agresorin. Sulmi ndaj Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njëjtë siç pamjet e kriminelit Radojicic duke terrorizuar serbët e Kosovës dhe më pas takimin me ambasadorin e Serbisë në SHBA nuk ndodhen në vakum”, ka thënë Kurti.

Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 520 mijë euro për renovimin e kulmit dhe hapësirave të brendshme të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore pas dy zjarreve në këtë objekt.

Ministri i Financave, Hekuran Murati se ndarja e këtyre mjeteve vjen pas kërkesës nga Ministria e Drejtësisë.

“Nga MD-ja kemi pranuar kërkesë për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 520 mijë eurove dhe kjo kërkesë ndërlidhet për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave në objektin e brendshëm të IML-së, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt.

Mjetet nga kjo pikë merren nga shpenzimet e paparashikuara, kategoria e shpenzimeve kapitale dhe transferohen në Ministrinë e Drejtësisë, tek Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Romë, Parisë, Otave dhe Ankara.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se blerja e këtyre objekteve do të shërbente për misionet diplomatike.

“MPDJ propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike te Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara.

Miratimi i këtij vendimi do i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti. 

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”.

Kurti: Radojiçiq është i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar sot se deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për përfshirjen e saj direkte në sulmin terrorist në Banjskë.

Ai tha me hapjen e mbledhjes së sotme të qeverise, se madje po kryeterroristi serb, Milan Radojiçiq mbetet ende i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia.

”Milan Radojiçiq është i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia”.

”Deri sot Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist pa çka se përfshirja e saj direkt është bërë publikisht dhe botërisht”.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastiri të Deçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se në këto dy vitet e fundit të gjitha institucionet e Kosovës nuk ka lënë gur pa lëvizur e takime pa zhvilluar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, raporti i KiE-së për Kosovën ka theksuar se Kosova është shtet me qëndrueshmëri të institucioneve demokratike, ka listuar kushtet që janë zbatuar dhe ato që duhet të zbatohen.

Ai tha më tej se pas një procesi masiv të takimeve dhe komunikimeve u është bërë e qartë se pika rreth zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit nuk do të hiqet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kurti i mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës sot pritet të mbaj mbledhjen e radhës.

Sipas neofitit për medie të Qeverisë, kabineti qeveritar pritet të mblidhet me fillim në orën 11:00.

Ndërkohë, nuk është bërë i ditur rendi i ditës i kësaj mbledhje.

“1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 11:00‪”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat