Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personit Melidin (Izudin) Adili, për fatin e të cilit nuk dihet gjë qe nga data 4 shtator 2022.
Melidin (Izudin ) Adili, i lindur më datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij më datën 4 shtator 2022, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod - Dragash.
Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer. Qe nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Pasi është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit qe nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.
Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri më sot nuk është gjetur, andaj Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri.