Analisti Sadri Rambaja, ka një porosi për partitë opozitare, të cilat sot në ora 19:00 do të takohen me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ka shkruar se në këtë takim liderët opozitarë duhet të ia japin përgjigjen e duhur emisarit amerikan.
“Siç bëjnë të ditur mediat, Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte në ora 19:00, pret opozitën parlamentare; takimi mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan. Do të doja që opozita të jetë unike dhe t'i japë përgjegen e merituar diplomatit të SHBA-së, mikes sonë e partneres sonë më të rëndësishme në procesin e ndërtimit të Shtetit, sidomos në raport me BKS”, ka shkruar ai.
Sipas tij, opozita duhet ta kalojë këtë provim.
“Kërkesat e opozitës në raport me Draftin europiano-amerikan për BKS do të duhej të ishin më të thella e më përmbajtësore se ato që merret vesh se Qeveria ia paska dërguar Brukselit. Ky do të jetë provimi më i madhë i opozitës. A do ta kalojë? Mbetet të shohim në orët në vijim. Gjithsesi unë do të doja që ta kalojë provimin, sepse vetëm ashtu mund të themi se opozita angazhhet për një Republikë funksionale. Në të kundërtën, po, mund të kemi zgjedhje edhe të parakohshme, por jo zgjidhje. Sidoqoftë, Republika është e pacenueshme. Garant mbetet Qeveria Kurti”, ka shkruar Ramabaja.