​Stano: Pikëpamjet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën përputhen gati qind për qind

Aktuale

​Stano: Pikëpamjet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën përputhen gati qind për qind

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:17
Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka komentuar deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stano në konferencë për media të mërkurën ka thënë se pikëpamjet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën përputhen gati qind për qind.

Stano: Pikëpamjet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën përputhen gati qind për qind

“E them në përgjithësi, kur bëhet fjalë për Kosovën, e sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përputhen gati qind për qind”, tha Stano.

Ndryshe, Escobar dje tha se partneriteti i ShBA-së dhe qytetarëve nuk varet dhe nuk shkon përmes një njeriu ose një partie, duke përmendur se ka probleme në komunikim me Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat