Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit.
Ai këtë e ka vlerësuar lajm të mirë nga Kosova.
“Përgëzime dhe falënderime për Kosovën për hapin e madh përpara për forcimin e sundimit të ligjit.
Është një shenjë e madhe shprese për ambicien e Kosovës për t'iu bashkuar së shpejti Këshillit të Evropës. Është e merituar”, ka shkruar ai në platformën ‘X.