Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ndaj këtij vendim të qeverisë ka reaguar ashpër deputeti i pavarur, Haki Abazi.
Abazi duke kundërshtuar vendin e qeverisë për Manastirin e Deçanit, ka thënë se kemi të bëjë me një institucion kishtar që me së paku është fetar.
“Është një Kishë që ka qenë pjesë e makinerisë së shfarosjes së shqiptarëve në vazhdimësi deri në luftën e fundit në Kosovë. Kjo kishë nuk ka pranuar kryeministrin Kurti që ta takojë, kjo Kishë nuk ka kërkuar falje për viktimat dhe ende vazhdon të jetë instrumenti me i rëndësishëm i Serbisë në Kosovë”, ka thënë Abazi.
Ai ka shtuar se kjo Kishë duhet të jetë përgjegjëse për atë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.