Arifi: Vendimi për Manastirin nuk u mor për Kosovën

Aktuale

Arifi: Vendimi për Manastirin nuk u mor për Kosovën

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:27
Avni Arifi

Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, tha se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit u bë për ta ruajtur karrigen e vet kryeministri Albin Kurti.

“Nuk është vendim që është bë për Kosovën por është bë për një metër katror të postit të kryeministrit për me mbajtë qat vend”, tha Arifi.

“Ne e kemi pa rrethin, është një rreth i shtrënguar rreth kryeministrit sepse kjo sjellje arrogante e tij ndaj të gjithëve, ndaj SHBA-së, BE-së, Shqipërisë, Maqedonisë, ndaj partive – hajna, ndaj shoqërisë civile, mediave etj.

Ka mbërri në një pikë ku për me ruajtë qat karrige duhet me vepru”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat