Shala: Amerikanët nuk po e trajtojnë serioz e kredibil Kurtin

Aktuale

Shala: Amerikanët nuk po e trajtojnë serioz e kredibil Kurtin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 00:13
Asdren Shala

Anëtari Partisë Socialdemokrate, Asdren Shala, ka thënë se linja për fund të agjendës nga i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me Kurtin, është poshtëruese për kryeministrin.

Ai ka thënë se amerikanët nuk po e trajtojnë si serioz e kredibil kryeministrin

.“Qasja e Escobarit ndaj kryeministrit të Kosovës është poshturese. Mi taku krejt përfaqësuesit opozitarë në Kosovë me taku çdo instancë institucionale edhe i fundit po e thamë kushtimisht para se mu nisë aeroplani, hajt të takojmë edhe kryeministrin tregon deri në çfarë pike kanë arrit raportet e amerikanëve me kryeministrin Kurtin. Ata po trajtojnë si jo serioz dhe kredibil me Albin Kurtin”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij Kurti është person i paparashikueshëm në kuptim e keq të fjalës dhe për këtë amerikanët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me të.

Escobar të mërkurën ka nisur vizitën në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare shqiptare.

Të enjten ai pritet të ketë takim me kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se me Qeverinë Kurti, çështja e Asociacionit është punë e kryer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat