Gazetari Kosovë Gjoci e ka komentuar vendimin e kryeministrit Kurti sa i përket Manastirit të Deçanit.
Sipas tij kryeministri Kurti e ka shkel një qëndrim që sot vendosi me zbatu një gjë të cilën ai ka thënë se nuk e bënë.
“Kurti ka shkel premtime që i ka pas sa i përket këtij vendimi për Manastirin e Deçanit, për faktin që e ka vendos me e zbatu, por që Kosova fiton sa i përket këtij vendimi është e vërtetë sepse nga kjo Kosova mund të jetë pjestare e KiE-së, sepse kjo ka qenë një ndër kushtet e mëdha ndaj Kosovës”, tha ai.
Gjoci shton se tani është koha më e mirë e Kosovës që të jetë pjesë e Këshillit të Evropës për shkak se Rusia qe një kohë të gjatë nuk është pjesë e saj dhe nuk mund të kundështojë.