Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar të enjten në Prishtinë duke kërkuar “siguri për gratë dhe vajzat”.
Protesta është shoqëruar me thirrjet që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Kjo protestë është thirrur pas rastit të një 13-vjeçareje nga Peja që të dielën është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Malishevë, e që dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Të dyshuarit janë në paraburgim.