Korenica “pro” nismës së LDK-së për hetim të tenderëve: Nëse ka dyshime, të zbardhen përmes rrugëve ligjore

Aktuale

Korenica “pro” nismës së LDK-së për hetim të tenderëve: Nëse ka dyshime, të zbardhen përmes rrugëve ligjore

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:51
Visar Korenica

Ndonëse shefja e Grupit Parlamentar dhe kolegët e tjerë deputetë të VV-së e lëshuan sallën pas debatit të ashpër me opozitën për tenderët njëburimor, dy deputetët e VV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Në media është publikuar edhe një video, ku shihet deputeti Korenica duke nënshkruar në një letër, që raportohet të jetë dhënia e nënshkrimit në përkrahje të kërkesës së LDK-së për themelimin e një Komisioni Hetimor për tenderët njëburimor.

Gazeta ka kontaktuar deputetin Korenica për të konfirmuar një gjë të tillë, dhe ai ka thënë se po është e vërtetë që ka dhënë nënshkrimin dhe shton se nëse ka dyshimet për keqpërdorime atëherë le të përdoren rrugët ligjore për të zbardhur çdo dyshim.

“Po, e kam thënë edhe publikisht që e jap nënshkrimin. Nëse ka dyshime për keqpërdorime le të përdoren rrugët ligjore për të zbardhur do dyshim”, ka thënë Korenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat