Një ditë pas regjistrimit të 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, ka pasur lëvizje në Këshillin e Evropës.
Media merr vesh se këtë pasdite aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE është përfshirë në agjendën e mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit për çështje Politike dhe Demokraci.
Kjo mbledhje do të mbahet më 27 mars.
Ky është hapi i parë brenda Këshillit, pasi Qeveria e Kosovës zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, përmes së cilit Manastirit të Deçanit i njihet pronësia për këta 24 hektarë tokë.