Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në Facebook i propozoi Qeverisë që dhe ish kryeprokurorit Special z. Jack Smith, t’i ndërtojë një përmendore përafërsisht 27 metra.
Sipas tij, Smith ndaloi ndarjen e Kosovës si dhe shumë të këqija tjera, duke përfshirë këtu edhe qidnra vrasje, përcjell “Bota sot”.
Postimi I plotë
Miq të dashur:
Me Respekt i propozoj Qeverisë të ndajë një vend në mes t’Drenices, dhe ish Kryeprokurorit Special z. Jack Smith, t’i ndërtojë një Përmendore përafërsisht (27) metra.
Kryeprokurori Smith, jo vetëm që ndali ndarjen e Kosovës, zhvatjen dhe çdo të keqe tjetër, por parandaloi edhe qindra vrasje tjera, të bijve me të mirë nga Skuadrat famëkeqe të udhëhequra nga Ish presidenti Thaçi, dhe ekipi tij qe %%, ndiqnin metodën e Klanit Zemun….
Nese s’ pajtoheni me mue, pyetni ata qe i’u kanë vrarë familjaret e tyre…