Kenan Gashi nga AVONET sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhjem e kontratat njëburimore.
Ai është shprehur se mbi 300 kontrata njëburimore janë bërë vetëm në katër ministri dhe në një kompani publike.
“Ne kemi monitoruar katër ministri e një kompani publike, që dalin mbi 300 kontrata njëburimore dhe kjo për neve është shumë shqetësuese”.
"Është jashtëzakonisht për t’u shqetësuar në një aspekt në nivel më të lartë dhe besoj se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht për t’i hetuar dhe për të parë pse i kanë nënshkruar këto kontrata”, është shprehur ai.