Hyseni vlerëson se vendimi për tokat e Manastirit s’nënkupton domosdoshmërisht anëtarësimin në KiE

Aktuale

Hyseni vlerëson se vendimi për tokat e Manastirit s’nënkupton domosdoshmërisht anëtarësimin në KiE

Më: 15 mars 2024 Në ora: 06:15
Manastiri i Deçanit.

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni ka deklaruar se zbatimi i vendimit për  tokat e 24 Manastirin e Deçanit është  vonuar paarsye.

Sipas Hysenit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen pavarësisht nga çështja.

Ai ka thënë se çdo shtet i cili synon që të ndjek rrugën e integrimeve evropiane, duhet t’i ketë të zbatuara vendimet e gjykatave më të larta.

“Është mirë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese po zbatohet, pavarësisht çështjes, pa paragjykime lidhur me rastin, po e rëndësishme është që vendimet e gjykatës më të lartë në vend duhet të zbatohen. Vonesat e deritashme nuk mund të arsyetohen në çfarëdo forme ose tjetër, sepse në çdo shtet i cili synon që të ndjek rrugën e integrimeve ndërkombëtare, konkretisht integrimeve evropiane duhet t’i ketë të zbatuara vendimet e gjykatave më të larta”, është shprehur ai.

Më tej, profesori ka theksuar se zbatimi ose jo i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nuk varet nga Qeveria.

“Në aspektin juridik, zbatimi ose mos zbatimi i një vendimi të gjykatës kushtetuese nuk varen nga Qeveria, madje as nuk duhet të komentohen”, shtoi ai.

I pyetur nëse ky vendim do të ndikojë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Hyseni ka thënë se është e rëndësishme për këtë rrugë, por nuk është siguri pranimi i Kosovës.

“Gjasat për tu shqyrtuar më sigurt aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë forumë shumë me rëndësi për Kosovën janë më të mëdha kur ka shenja që ky vendim vetëm se është futë në rrugën e zbatimit të tij, por nuk do të thotë domosdoshmërish kjo. Por një nga kushtet pse ka dalë në këto momente që të kushtëzohet tutje shqyrtimi në forumet e Këshillit të Evropës është një çështje paksa e çuditshme, sepse kur krahasohet me aplikacionet që kanë ndodhë me anëtarësimet e shteteve tjera, rajonale dhe fqinjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk kanë pasur kushte të tilla”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat