KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, do të shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

Aktuale

KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, do të shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

Më: 15 mars 2024 Në ora: 08:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30.

Në rendin e ditës janë një sërë pika ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

Ndërkaq ky është rendi i ditës i mbledhjes së KQZ-së:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 14/2024

Aktivitetet e SKQZ

Aktivitetet e Zyrës

– Raporti njoftues për pranimin e Raporteve vjetore financiare 2023, të dorëzuara nga subjektet politike

Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Personel

Njoftim lidhur me shqyrtimin e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Njoftim lidhur me shqyrtimin e Shqyrtimi e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet

2025-2027

-Analizë e modhës dhe gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në Zgjedhjet e vitit 2021

5.3.Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikqyrës për IP, për për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IDEA për të marrë pjesë në Konferencë “Roli i inteligjencës artificiale në proceset zgjedhore?”, që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë më 16 prill 2024

Të ndryshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat