Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkuar sot në hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë e ku janë të vendosura edhe zyret e AAK-së në Ulpianë.
Ai ka njoftuar se ka rikthyer mbi 600 metra katrorë në shërbim të instutucionit të Ministrisë së Bujqësisë.
”Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”. ka shkruar Peci.
Postimi i Pecit:
I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë!
Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.
Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023.