Intervista e Ecobarit, Hamiti: Raportet Kosovë – SHBA kanë pësuar me ardhjen e Kurtit në pushtet

Aktuale

Intervista e Ecobarit, Hamiti: Raportet Kosovë – SHBA kanë pësuar me ardhjen e Kurtit në pushtet

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:56
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar intervistën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Radion Evropa e Lirë, ku flet për refuzimin e kërkesave amerikane nga kryeministri Albin Kurti.

Në veçanti, ai ka komentuar deklaratën e diplomatit amerikan ku tregon se prej tri vitesh nuk ka pasur takim të nivelit të lartë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane.

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe ka vlerësuar se kjo flet se sa kanë pësuar raportet Kosovë – ShBA.

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të kanë pësuar prej kur erdhi në pushtet VV-ja me Kurtin në krye të Qeverisë. Kaq e qartë është. Në ndërkohë, prej qershorit të vitit të kaluar Kosova është nën sanksione të BE-së. Humbjet deri deri tani vlerësohen afër 400 milionë euro projekte të bllokuara. Vetes i thonë 'Qeveri e Shpresës' Kurti me shokë e shoqe”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat