“Vetëm ne shqiptarët jetojmë në botën e çudirave”, konspiracionisti befason me parashikimin: Jemi në prag të luftës!

Aktuale

“Vetëm ne shqiptarët jetojmë në botën e çudirave”, konspiracionisti befason me parashikimin: Jemi në prag të luftës!

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:09
Arianit Sllaminku

Konspiracionisti Arianit Sllaminku deklaroi se jemi duke shkuar drejt luftës së tretë botërore.

Siç u shpreh për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ne jemi popull i vetëm që jetojmë në botën e çudirave, sepse sipas tij, rajoni veçse i ka marr masat dhe e di se çfarë po ndodh.

“Rezervat ushqimore kanë filluar qysh vitin e kaluar të grumbullohen nga qytetarët, kryesisht nga amerikanët, madje sivjet ka qarkulluar edhe një video që kanë filluar edhe supermarketet e mëdha atje të shesin paketime te ushqimeve te cilat zgjasin deri në 6 muaj afat”.

“Bota perëndimore e di se kah po shkon dhe i ka marr të gjitha masat e duhura. Jemi popull i vetëm që jetojmë në botën e çudirave, sepse rajoni veçse i ka marr masat dhe e di se çfarë po ndodh. Sot p.sh. në Gjermani janë testuar të gjitha alarmet në qytet të cilat alarmojnë një gjendje emergjente”, deklaroi Sllamniku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat