Kuçi: Albin Kurti është i shantazhuar, sepse nuk e lë pushtetin kurrsesi

Aktuale

Kuçi: Albin Kurti është i shantazhuar, sepse nuk e lë pushtetin kurrsesi

Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:19
 Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’ia regjistruar 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Kuçi ka thënë se nëse në të kaluarën është thënë për Hashim Thaçin se është i shantazhuar meqë është i korruptuar, për Kurtin mund të thuhet se është i shantazhuar meqë nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin në asnjë mënyrë.

Ajo ka kujtuar kohën kur Kurti kishte protestuar kundër vendimit për Manastirin e Deçanit.

 “Kurti po e luan rolin e të fortit. Kurti është i shantazhuar sepse kurrsesi nuk e len pushtetin e vet. Në 2015 kauzën e parë e ka pas të Manastiri i Decanit. Me 5 veta ka ngreh tendë, dhe ka tregu qysh po i bëhet e padrejtë qytetarëve të Deçanit”, ka thënë Kuçi në FRONTAL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat