Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas deklarimeve të Escobarit ka thënë se në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma tjera.
Kurse, kësaj deklarate i ka reaguar analisti Avni Zogiani, duke thënë se këta e kanë pas bërë shtetin për qefin e diplomatëve, duke e riformatizuar qysh ua lypshin.
Sipas tij, fantazitë e diplomatëve që kalonin nga 6 muaj kah Kosova, i realizonin!
Reagimi i plotë:
Keta e paten ba shtetin per qejf te diplomateve... sa here duhej per ndonje formule gjeopolitike, e riformatojshin shtetin qysh ua lypshin!
Bani tash 12 komuna, futja tash nje gjykate speciale, venja tash fusnoten, kaloji tash rojet e ures ne polici, po me nje komandant qe aprovohet prej nje shteti tjeter! Ça s'bajshin me shtet! Krejt fantzite e diplomateve qe kalonin nga 6 muej kah Kosova, i realizonin!