Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truprojes së babait të tij, Xhavit Ferizit (Raketa).
Ai ka thënë se Raketa ka qenë personi më i dashur për familjen e tyre.
“Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet. Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes. Do të jetosh përjetësisht në kujtimet tona, Raketë!", shkroi ai.
Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.
Milaim Cakiqi, mik i ngushtë i ish-presidentit Thaçi ka shkruar se Raketa e ka fituar çdo betejë, në luftë e në paqe.
“Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit Ferizi mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.